Flash News

Kosova

Këshilltari i lartë i DASH reagon pas takimeve në Kosovë: Pata një bisedë të rëndësishme me Albin Kurtin

Këshilltari i lartë i DASH reagon pas takimeve në Kosovë:

Këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet ka reaguar pas takimeve që zhvilloi dje me zyrtarë të lartë të shtetut të Kosovës dhe përfaqësuesit e partive opozitare.

Chollet pas takimit me liderët shtetërorë tha se ka pasur bisedë të rëndësishme me kryeministrin Albin Kurti rreth dialogut.

Këshilltari amerikan vlerësoi angazhimin konstruktiv dhe fleksibil të Kosovës.

“Bisedë e rëndësishme me Albin Kurtin rreth dialogut. Vlerësojë angazhimin e Kosovës në mënyrë konstruktive dhe fleksibil. Mezi presim partneritetin e vazhdueshëm për avancimin e përpjekjeve të vazhdueshme drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Chollet në rrjetet sociale.

Ndërsa në një prononcim për gazetarët, ai tha dje se Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duhet të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke”, u shpreh ai.

Të fundit