Flash News

Kosova

Këshilltari i lartë i DASH viziton Kosovën, çfarë pritet

Këshilltari i lartë i DASH viziton Kosovën, çfarë

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet do të vizitojë Kosovën më 11 janar. DASH ka njoftuar se më pas ai do të shkojë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Chollet pritet të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, përfaqësues të partive të ndryshme politike dhe shoqërinë civile.

Në fokus të diskutimeve mendohet të jetë avancimi i Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe marrëveshja finale me Serbinë.

Vizita e tij në Kosovë, MV dhe Serbi, sipas DASH-it synon që të “nënvizojë përkushtimin e vazhdueshëm të SHBA-së ndaj paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor”.

 

 

Të fundit