Flash News

Kosova

Këshilltari i lartë i DASH viziton sot Kosovën: Moment i rëndësishëm për rajonin

Këshilltari i lartë i DASH viziton sot Kosovën: Moment i

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Dorek Chollet do të vizitojë sot Prishtinën, për t’i dhënë shtysë arritjes së një marrëveshjeje finale midis Kosovës dhe Serbisë.

Chollet gjatë vizitës në Kosovë do të takojë krerët e shtetit dhe kryetarët e partive opozitare. Këshilltari amerikan do të takojë fillimisht presdienten Vjosa Osmani, më pas kryeministrin Kurti dhe të tjerët.

Chollet u shpreh një ditë më parë se është një moment shumë i rëndësishëm për rajonin, në veçanti mes Kosovës dhe Serbisë. Ai foli edhe për tensionet në veri.

“Gjatë javëve të fundit ka pasur fatkeqësisht një rritje të tensioneve mes tyre. Është një lajm i mirë që kemi parë të hiqen barrikada, kemi parë pikat kufitare të rihapen mes Kosovës dhe Serbisë.

Janë lajme të mira. Shpresoj të mos i kishim harxhuar javët e fundit të përqendruar tek kjo krizë, por tek dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin ne, Shtetet e Bashkuara, e mbështesim plotësisht. Është diçka për të cilën unë dhe kolegët e mi do të flasim kur të jemi në rajon”, tha ai.

Në kuadër të vizitës së tij në Ballkan, Chollet do të shkojë në Shkup, Prishtinë dhe më pas Beograd.

 

Të fundit