Flash News

Kosova

Këshilltarja e Kurtit thotë se u ndalua në kufi nga serbët: Diskriminim ndaj shqiptarëve

Këshilltarja e Kurtit thotë se u ndalua në kufi nga serbët:

Këshilltarja politike e kryeministrit, Ardita Sinani, ka thënë se u ndalua nga policia serbe në kufi të hënën.

Sinani, përmes një postimi në Facebook, tha se policët kufitarë serbë e ndaluan më 7 gusht në pikëkalimin Muçibabë, rreth 20 kilometra larg Gjilanit në juglindje të vendit.

“Arsyetimi i vetëm që mu dha nga policët kufitarë të Serbisë ‘Kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza’. Asnjë sqarim shtesë për arsyen, apo se kush është baza që duhet pyetur dhe marrë leje për të kaluar kufirin. Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jetë mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shkroi Sinani në Facebook.

Sinani thotë se ky rast dëshmon diskriminimin shtetëror serb ndaj shqiptarëve.

“Ky rast, sigurisht do të jetë vetëm shtytje edhe më e madhe për të folur me zë edhe më të lartë për diskriminimin shtetërorë serb ndaj shqiptarëve.

E ndalimi nga policia në kufi, është vetëm njëra ndër to, e që është edhe metodë e vjetër politike e shtypjes e etërve politik të udhëheqësve aktual të Serbisë”, shtoi ajo më tej.

Të fundit