Flash News

Kosova

KFOR-i patrullime në “kushte ekstreme” në kufi me Serbinë

KFOR-i patrullime në “kushte ekstreme”  në kufi me

Misioni i KFOR-it ka njoftuar se sot ka realizuar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi në zonën kufitare të Istogut, në kushte ekstreme për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës në terren.

Aktivitetet u udhëhoqën nga Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale në perëndim të misionit KFOR, ku morën pjesë ushtarët italianë të KFOR-it.

Në këtë mision, përveç ushtarëve italianë, ishin të angazhuar edhe rreth 1000 trupa të Ushtrisë Shqiptare, të cilët veprojnë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë.

Kjo është një tjetër dëshmi e angazhimit të përbashkët të shteteve të NATO-s në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Të fundit