Flash News

Kosova

KFOR: Mbi 12,000 eksplozivë janë sekuestruar që nga 1999-ta në Kosovë

KFOR: Mbi 12,000 eksplozivë janë sekuestruar që nga 1999-ta

Komandanti i KFOR-it, Gjenerallejtënant Ozkan Ulutash vizitoi organizatat Ndihma Popullore Norvegjeze (NPA) dhe HALO Trust në Mitrovicën e Jugut, të specializuara në pastrimin e minave dhe menaxhimin e eksplozivëve të paplasur.

Gjatë vizitës, ai u njoh me aktivitetet aktuale të organizatave, si dhe me pajisjet dhe municionin që përdoret për trajnime dhe ndërgjegjësim publik.

Sipas njoftimit për media, që nga viti 1999, HALO Trust dhe NPA kanë pastruar mbi 40 milionë metra katror tokë dhe kanë sekuestruar më shumë se 12,000 eksplozivë të paplasur, duke rritur ndjeshëm sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Përveç punës në pastrimin e minave, organizatat kanë kontribuar edhe në sigurinë ushqimore, qasjen në tokë, zhvillimin e infrastrukturës dhe energjisë.

 

Të fundit