Flash News

Kosova

KFOR njofton lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve në territorin e Kosovës

KFOR njofton lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve në

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi sot se do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve të saj në territorin e Kosovës gjatë ditëve në vijim.

Në një komunikatë sot për mediat, Forca Ndërkombëtare Paqeruajtëse njoftojnë se "rritja e lëvizjes së trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës është për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve“.

KFOR-i shtoi se do të mbajë edhe ushtrime për testimin dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve operacionale, në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i stërvitjeve dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë e ardhshme në terren.

Derisa këto stërvitje do të kryen në një mënyrë që të minimizohet pengimi dhe ndikimi n popullatën vendore, ka mundësi të ketë vonesa në trafik dhe mund të shihen lëvizjet e ushtarëve. Prandaj, KFOR-i i këshillon shoferët të kenë vëmendje të posaçme nëse ndodhen afër kolonave të automjeteve ushtarake”. 

Ushtrimet e KFOR-it vijnë pak muaj pasi dhjetëra ushtarë të tij u lënduan gjatë një përleshjeje me protestuesit serbë, pas përshkallëzimit të dhunës në fund të majit, kur serbët kundërshtuan hyrjen në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

 

Të fundit