Flash News

Kosova

KFOR: Prania jonë në Veri të Kosovës është katërfishuar

KFOR: Prania jonë në Veri të Kosovës është

Pothuajse 1000 ushtarë shtesë me armë të rënda janë dislokuar nw Veri tw Kosovws.

Në përgjigjen me shkrim të KFOR-it thuhet se “si reagim ndaj tensioneve të fundit, pasoi përforcimi më i madh i trupave të KFOR-it në dekadën e fundit”, shkruan FrontOnline.

Pothuajse 1000 ushtarë shtesë me armë të rënda janë dislokuar. Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në Veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare. KFOR-i mban një qëndrim fleksibël dhe të shkathët në mbarë Kosovën dhe është i gatshëm të t’u përgjigjet të gjithë skenarëve të mundshëm, në përputhje me mandatin e tij në OKB. Misioni ynë mbetet shërbimi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, komandanti ynë është në kontakt të rregullt me ​​të gjithë”, vijon përgjigja.

Qeveria e Kosovës më herët ka njoftuar se e premtja (1 dhjetor) është dita e fundit që serbët në Veri të Kosovës t’i zëvendësojnë targat KM me targa RKS.

Të fundit