Flash News
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën “Milot-Laç” dhe u largua, kapet 18-vjeçari
Bardhi i kërkoi interpelancë 100 milionët e Becchetit, Rama i flet për dosjen ‘Xibraka’ të Olsi Ramës
PS bën teatër në Kuvend, braktis sallën pas fjalës së Zhupës
Po kotecet e pulave dhe kasollet e lopëve, do t'i falë mazhoranca?
“Pse më sheh!”/ Dhunohet me sende të forta 19-vjeçari në Sarandë
Kishte me vete pistoletën me mbishkrimin "UÇK", detaje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit
Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, është vrarë pas rreth 40 orë kërkimesh, raportuan autoritetet serbe.
Media serbe “Informatori” ka publikuar fotografitë e Fatonit të vrarë dhe të armës, me të cilën ka qëlluar policinë serbe. Sipas tyre, në armë ishin të gdhendura simbolet e UÇK-së.
Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, prandaj është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash.
Ai u lokalizua dhe u vra ndërsa pretendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policëve duke bërë rezistencë.