Flash News


Kosova

Komisioni për Punë të Jashtme në PE miraton raportin për Kosovën, thirrje për heqjen e vizave

Komisioni për Punë të Jashtme në PE miraton raportin

Komisioni për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian ka votuar pro raportit për Kosovën, ku bëhet thirrje për heqjen e vizave. Raporti u miratua me 43 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenim.

Në draftin e raportit që e kishte prezantuar më parë raportuesja për Kosovën në këtë Komision, Viola von Cramon, është përsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liri të lëvizjes.

Në tekstin e këtij dokumenti i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

 

Të fundit