Flash News

Kosova

Konferenca me Von der Leyen, Kurti: Serbia merr donacione nga BE-ja, militarizohet nga Rusia

Konferenca me Von der Leyen, Kurti: Serbia merr donacione nga BE-ja,

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka zhvilluar sot takim në Shuk dhe në Prishtinë. Së bashkime kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Von der Leyen po mban një konferencë të përbashkët.

Kurti foli për situatën në veri të Kosovës, teksa theksoi se Serbia merr donacione nga Bashkimi Evropian, por nuk duhet të militarizohet nga Rusia apo Kina.

“Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë ku Serbia merr donacione nga BE-ja, dhe përkundër që i merr këto donacione pa zbatuar vlera do të duhej të demokratizohet e jo të militarizohet nga Rusia e Kina”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës shpjegoi dhe njëherë se reciprociteti që po zbatohet, është në dakordësi me Serbinë.

“Në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri përveçse po e zbatojmë një dakordim të vjetër, fatkeqësisht Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar forca ushtarake dhe mjete luftarake siç janë tankset dhe aeroplanët luftarakë të Rusisë”, tha Kurti.

 

Të fundit