Flash News

Kosova

Konfirmohen 166 raste të reja me COVID në Kosovë, arrin në 661 numri total i viktimave

Konfirmohen 166 raste të reja me COVID në Kosovë, arrin në
Foto Ilustruese

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar dy viktima dhe janë konfirmuar 166 raste të reja me COVID.

Sipas Institutit, brenda 24 orëve janë testuar 1056 mostra, ndërkohë që numri i të shëruarve është   55 pacientë.

Më tej në njoftim thuhet se numri total i rasteve pozitive është 17.757 raste, kurse ai i viktimave 661.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.034 raste, por ende jane aktive 2.062 raste.

Kosova si shumica e shteteve ballkanike dhe europiane duket se po përjeton një valë të dytë nga COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 86 raste

Gjilan 13 raste

Fushë Kosovë 11 raste

Podujevë 11 raste

E SPONSORUAR

MËSO MË SHUMË

Prizren 10 raste

Suharekë 8 raste

Deçan 4 raste

Drenas 4 raste

Pejë 4 raste

Vushtrri 3 raste

Kamenicë 2 raste

Obiliq 2 raste

Shtime 2 raste

 Viti 2 raste

Me nga një rast komunat: Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.

Të fundit