Flash News

Kosova

Konfirmohen dy raste të variantit Delta Covid-19 në Kosovë

Konfirmohen dy raste të variantit Delta Covid-19 në Kosovë

Konfirmohen në Kosovë dy rastet e para të variantit delta të Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë në Kosovë nga 22 mostra të dyshimta që ishin dërguar për analizë në Berlin.

Sot kemi pranuar të dhënat nga 22 mostrat pozitive të dërguara në Institutin e Virologjisë të Klinikës Unversitare Charite në Berlin, prej të cilave janë identifikuar 2 (dy) mostra me variantin Delta (B.1.617.2) të SARS-CoV-2. Të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar. Ekipet e Institut Kombëtar të Shëndetit Publik, tashmë kanë gjurmuar të gjitha burimet dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve”, njofton MSH.

Varianti Delta i coronavirusit është shfaqur për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 80 vende të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në rastin e variantit Delta, ka regjistruar transmetueshmëri më të madhe, ndërsa shkencëtarët janë duke studiuar arsyet e kësaj.

Por, sipas OBSH-së, nuk ka ende të dhëna që tregojnë se Delta është më vdekjeprurëse.

Studiuesit thonë se simptomat më të zakonshme që lidhen me variantin Delta janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda.

Të fundit