Flash News

Kosova

Konfirmon Kisha Ortodokse Serbe : Manastiri i Deçanit regjistron pronësinë e 24 hektarëve tokë

Konfirmon Kisha Ortodokse Serbe : Manastiri i Deçanit regjistron

Manastiri i Deçanit ka regjistruar në emër të tij 24 hektarë tokë në Kadastrën qendrore të Kosovës, në Prishtinë.

Lajmi u konfirmua nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Në bazë të ekstraktit kadastral mund të konfirmojmë që është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe Manastiri edhe në kadastër njihet si pronar i tokës së kontestuar më herët. Me këtë ne mundemi konkludojmë se procesi i kahershëm ligjor që është zhvilluar rreth 24 hektarëve tokë të Manastirit t Deçanit më në fund është zgjidhur”, thuhet në njoftim më 20 mars.

Më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale që të transferojë 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës u kritikua nga zyrtarët lokalë në Deçan dhe një shoqatë e historianëve në këtë komunë, që e kanë cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të padrejtë.

 

Të fundit