Flash News

Kosova

Konfirmon Vjosa Osmani: Zgjedhjet lokale nuk shtyhen në Kosovë, do mbahen në 17 tetor

Konfirmon Vjosa Osmani: Zgjedhjet lokale nuk shtyhen në Kosovë, do

Zgjedhjet lokale nuk do të shtyhen në Kosovë dhe do të mbahen në 17 tetor.

Ky fakt u konfirmua nga presidentja Vjosa Osmani pas takimit me krerët e partive politike për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve vendore.

Osmani tha se krerët e partive nuk ranë dakord, ndërsa shtoi se kjo nuk do të thotë që pajtohet me këtë qëndrim.

Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhje është dakordimi mes partive në pushtet dhe në opozitë. Ky është standard ndërkombëtar, pra si presidente e vendit e kam obligim të marrë vendime pasi t’i kem konsultuar këto subjekte.

Përkundër rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë, për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike, partitë politike nuk u pajtuan me shtyrjen e zgjedhjeve. Unë do ta respektoj këtë, por asesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë”, tha Osmani.

Osmani thotë se IKSHPK ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të pandemisë, megjithatë ajo thotë se mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është konsensusi mes partive të pozitës dhe opozitës.

Të fundit