Flash News

Kosova

Konflikti në familje përfundon në vrasje, ndërrojnë jetë babë e bir në Kosovë

Konflikti në familje përfundon në vrasje, ndërrojnë

Dy anëtarë të një familjeje kanë mbetur të vdekur pas një konflikti në veri të Mitrovicës në Kosovë.

Gazeta Express raporton se për shkak të një konflikti në familje, djali ka sulmuar me thikë babanë e tij duke e lënë të vdekur. Autori i vrasjes është përfshirë më pas në një sherr me vëllain e tij, teksa ky i fundit e ka qëlluar duke i shkaktuar vdekjen.

Babai është dërguar fillimisht në spital në gjendje kritike ku më pas ka ndërruar jetë.

Ende nuk ka një raport ose informacion nga ana e uniformave blu, të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit