Flash News

Kosova

Konjufca pas takimit me Ramën: Raporti me Kurtin është lënduar

Konjufca pas takimit me Ramën: Raporti me Kurtin është

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me kryeministri Edi Rama në Prishtinë.

Konjufca tha se raportet mes Ramës dhe Kurtit janë lënduar, por shtoi se shumë shpejt do të ketë një takim mes të dyve.

“Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar“, ka thënë Konjufca.

Po ashtu ai ka kërkuar nga Shqipëria, që Kosovën mos ta shohin si fajtore në Veri.

“Biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politike si dhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Shqipëria. Po bëjmë përpjekje që janë shtetërore dhe kushtetuese. Janë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj. Mos ta shohin Kosovën si fajtore në këtë mes, sepse nuk ka faj”, tha Konjufca.

 

Të fundit