Flash News

Kosova

Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë sot marrëveshjen diplomatike

Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë sot marrëveshjen diplomatike

Kosova dhe Izraeli pritet që të nënshkruajnë ditën e sotme marrëveshjen për marrëdhënie diplomatike midis tyre.

Sipas mediave kosovare, kjo do të realizohet përmes një ceremonie solemne virtuale, lajm që ditë më parë e njoftoi edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Ditën e hënë me datë 1 Shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ministrja në një postim në “Facebook.

Ndërsa dje, kjo u deklarua edhe nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Më 4 shtator në takimin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, veç marrëveshjeve tjera, u bë dakordimi edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izrealit.

Të fundit