Flash News

Kosova

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen për korridorin e qiellit të hapur

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen për

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen e korridorit të qiellit të hapur, ku lejohet shfrytëzimi i hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Në një deklaratë për mediat pas nënshkrimit, kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç Abazoviç tha se pavarësisht disa proceseve politike që po ndodhin në shtetin e tij referuar zgjedhjes së presidentit të ri dhe kërkesës për zgjedhje të parakohshme, “kjo nuk do të ndryshon qasjen ndaj Kosovës”.

“Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembull se si funksionojnë dy shtete fqinje. Jemi në rrugë të duhur që të bëjmë disa projekte që do t’i quaja historike. Ideja jonë është me krijur qasje më të lehtë për dy popujt e vendeve tona. Na vijmë me një mesazh paqësor, miqësor edhe në të ardhmen do të kemi një atmosferë ku do të japim shembull. Në Mal të Zi kanë ndodhë disa procese politike, por kjo nuk do të ndryshon qasjen ndaj Kosovës. Ne jemi të gatshëm me kapacitetet tona të përkrahim Kosovën”, tha ai, duke ftuar Albin Kurtin për një vizitë në Podgoricë.

Kurti ndërkohë u shpreh se marrëveshja e nënshkruar ofron mundësi të reja të zhvillimit të aviacionit civil.

“E rëndësisë së veçantë sot është natyrisht nënshkrimi i marrëveshjes për shërbime ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, ky është një hap sa i rëndësishëm, po aq edhe i domosdoshëm për rregullimin e hapësirës ajrore mes dy republikave tona. Marrëveshja që e nënshkruam  sot ofron mundësi të reja të zhvillimit të aviacionit civil, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e të kohës së fluturimit për 15 minuta.”

 

Të fundit