Flash News

Kosova

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat në Bruksel

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat në Bruksel

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për targat këtë mbrëmje në Bruksel.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve”, tha ai.

Ai ka ftuar palët që në ditët në vijim të diskutojnë hapat e ardhshëm.

E falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak palët për punën e palodhur”, tha Borrell.

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat në Bruksel

Negociatat janë zhvilluar në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ky takim erdhi vetëm dy ditë pas një tryeze që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, lidhur me çështjen e targave.

Të fundit