Flash News

Kosova

"Kosova dhe Serbia janë një", Kurti përplaset me Brnabiç: Fantazi

"Kosova dhe Serbia janë një", Kurti përplaset me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe Ana Bërnabiç e cila ka thënë: “Nuk ka dy vende. Kosova nuk njihet nga OKB. Dyshoj që të jetë pjesë e BE-së derisa ka pesë vende që nuk e njohin.

E vetmja gjë që Prishtina duhet të bënte me marrëveshjen e Brukselit është themelimi i bashkësive serbe. Kurti thotë se marrëveshja e Brukselit nuk ekziston. Le ta përsëris, ky është hapi i parë për normalizimin. Po presim Asociacionin. Për cdo gjë tjetër, ne jetojmë për paqe dhe stabilitet”.

Kurti iu përgjigj “flakë për flakë”, duke i thën se “94% në Kosovë janë pro BE-së.

"Ne kemi vendosur sanksione kundër Rusisë, Serbia, “JO”, as nuk e mendon. Nuk e distancon veten as nga Millosheviçi as nga Putini” tha ai.

Të fundit