Flash News

Kosova

Dështojnë bisedimet, Kosova dhe Serbia pa marrëveshje për targat

Dështojnë bisedimet, Kosova dhe Serbia pa marrëveshje për

Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur një marrëveshje për targat e makinave.

Pas përfundimit të takimit në Bruskel, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, në një konferencë për media tha se me palën serbe nuk është arritur marrëveshje pasi sipas tij, ka zero gatishmëri nga pala serbe për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

“Jo, fatkeqësisht nuk mund të jap lajm të mirë. Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri te një draf-propozim që do të na bartej ne sot për diskutim.

Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit”, deklaroi Bislimi.

Kujtojmë se më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat serbe, që nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës veturat me targa serbe, duhet të merrnin targa provuese.

Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve që nga viti 2011.

 

Të fundit