Flash News

Kosova

Kosova do të dërgojë 60 mjekë për t’u vaksinuar në Kukës kundër COVID-19

Kosova do të dërgojë 60 mjekë për t’u vaksinuar

60 punonjës së stafit shëndetësor të Kosovës do të vaksinohen në Kukës kundër COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vet ministria e Shëndetësisë së Kosovë përmes një njoftimi për mediat.

Bëhet me dije se lista është hartuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe i është dërguar autoriteteve shqiptare.

“Ministri Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre. Ndërkohë, do të pranohen edhe vullnetarë të tjerë të cilët shprehin interesim për vaksinim brenda numrit të ofruar të dozave për profesionistët nga Kosova, derisa procesi të fillojë edhe në Kosovë” -thuhet në njoftim.

Vaksinimi i mjekëve të Kosovës në Kukës vjen pas ftesë së kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se ka në dispozicion 100 doza të vaksinës kundër koronavirusit për bluzat e bardha të Kosovës.

Në Kosovë ende nuk kanë arritur dozat e para të vaksinës anti-COVID, duke u bërë kështu shteti i vetëm në Evropë që s’ka filluar procesin e vaksinimit.

Të fundit