Flash News

Kosova

Kosova do të marrë 24 mijë vaksina të AstraZeneca-s, mbërrijnë brenda 7 ditësh

Kosova do të marrë 24 mijë vaksina të AstraZeneca-s,
Konfirmohet ardhja e 24 mijë vaksinave të AstraZenecas në Kosovë.

Sipas gazetës Express, GAVI i ka konfirmuar se në Kosovë do të mbërrijnë 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Mediat raportojnë se konitigjenti do të arrijë brenda shtatë ditësh.

Ministra e Shëndetësisë ka konfirmuar se COVAX e ka miratuar aplikimin e Qeverisë së Kosovës për marrjen e këtyre vaksinave.

"GAVI ka informuar MSH se vaksinat e para (Astra Zeneca) ne kontigjent prej 24 000 dozave do ta arrijnë shumë shpejt. MSh, sipas procedurave te aplikimit te pergatitura nga COVAX, ka dorëzuar aplikacionin me te gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizem dhe, COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar apklimi i saj”, thuhet në një përgigje të MSH-së për Express.

Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 6 viktima dhe 860 raste të reja me covid-19.  

 

Të fundit