Flash News

Kosova

Kosova drejt nisjes së vettingut në drejtësi

Kosova drejt nisjes së vettingut në drejtësi

Gjatë muajit maj, një delegacion i Komisionit të Venecias do të vizitojë Kosovën, ku do të takohet me përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë për çështjen e Vettingut. Ministria, por edhe shoqëria civile insistojnë që ky proces duhet të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese, pasi sipas tyre, ndryshe do të ishte i kotë, shkruajnë mediat vendase.

Sikurse në Shqipëri, edhe në Kosovë, vetting do të kalojë në “sitë” gjyqtarët dhe prokurorët, duke u bazuar mbi integritetin, profesionalizmin dhe pasurinë.

Ministria e Drejtësisë ka vendosur që Vettingu të bëhet me ndryshime kushtetuese për çka kërkohen 2/3 në Kuvend, përfshirë edhe ato nga komunitetet. Deri më tani, opozita ka shprehur kundërshtime lidhur me propozimet e qeverisë për këtë proces.

 

 

Të fundit