Flash News

Kosova

“Kosova është gati të ndihmojë miqtë”, Osmani: Mbrëmë trupat e FSK luftuan me zjarret në Shqipëri

“Kosova është gati të ndihmojë miqtë”,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur përkrahjen absolute të Kosovës ndaj shtetit shqiptar dhe të gjitha vendeve të rajonit që janë përfshirë nga zjarret.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani shkruan se trupat zjarrfikëse të FSK dhe pajisjet ndihmëse mbërritën dje në Shqipëri, për të asistuar në luftën kundër flakëve të zjarrit.

Ajo shprehet se është e gatshme të ndihmojë edhe vendet e tjera të rajonit që janë prekur nga zjarret si Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin pamjet nga Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia, janë zemërthyese.

Mbrëmë, trupat dhe zjarrfikësit tanë të FSK -së u vendosën në Shqipëri për të ndihmuar në luftimin e zjarreve.

Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe partnerët tanë”, shkruan Osmani.

Të fundit