Flash News

Kosova

Kosova feston sot 14 vjetorin e Pavarësisë, monumenti “Newborn” iu dedikohet grave

Kosova feston sot 14 vjetorin e Pavarësisë, monumenti

Kosova shënon sot 14 vjetorin e pavarësisë. Shpallja e Pavarësisë u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi unanimisht shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Shpallja e Pavarësisë ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Deri në qershor të vitit 1999, qytetarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga Serbia.

Menjëherë pas këtij vendimi, Kosova zyrtare i dërgoi letra të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Kosta Rika ishte shteti i parë që njohu Kosovën shtet të pavarur.

Sikurse ndodh tashmë tradicionalisht në përvjetorin e pavarësisë, nonumenti i “Newborn-it” ka ndryshuar pamje. Me rastin e 14-vjetorit të shpalljes së Kosovës si shtet i pavarur, “Newborn-i” është disenjuar me portrete grash. Këtë herë ai u dedikohet vajzave të suksesshme në sport, muzikë film si dhe atyre që abuzohen dhe vriten nga familjarët e tyre. 

Kosova feston sot 14 vjetorin e Pavarësisë, monumenti

Të fundit