Flash News

Kosova

Kosova hap zyrtarisht ambasadën në Jeruzalem

Kosova hap zyrtarisht ambasadën në Jeruzalem
Foto ilustruese

Ambasada e Kosovës në Izrael është hapur zyrtarisht. Lajmin e bëri me dije ministria e Jashtme e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

Në kushtet e pandemisë përfaqësues të shtetit të Kosovës nuk kanë mundur të shkojnë në Jeruzalem, por ka qenë e Ngarkuara me Punë në Izrael që ka marrë në pjesë në aktivitetin e zhvilluar dhe ka vendosur flamurin e Kosoës.

"Vendosja e pllakës dhe flamurit shtetëror në Ambasadën e Kosovës në Izrael reflekton përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur zotimin e dhënë për vendosjen e misionit diplomatik në Jeruzalem", thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se ambasada e Kosovës në Jeruzalem do të përkushtohet fuqimisht për të rritur bashkëpunimin bilateral dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Të fundit