Flash News

Kosova

Kosova ka vaksinuar vetëm 11.5% të popullsisë, si renditet krahësuar me vendet e tjera të rajonit

Kosova ka vaksinuar vetëm 11.5% të popullsisë, si renditet

Kosova ka numrin më të ulët të popullsisë së vaksinuar në rajon. Vetëm 11.5% e popullsisë është vaksinuar, 2.7% e saj me të dyja dozat e vaksinës, sipas të dhënave nga "Gazeta Express".

Kosova numëron 205.884 të vaksinuar, ndërsa në Shqipëri kjo shifër është rreth 1 milionë. Por edhe vendet e tjera të rajonit numërojnë një shifër më të lartë se Kosovë, pasi procesi i imunizimit këtu nisi më vonë.

Serbia ka vaksinuar mbi 5 milionë qytetarë, Maqedonia e Veriut raporton për rreth 600 mijë vaksinime të kryera, ndërsa Mali i Zi që nuk ka një diferencë të thellë nga Kosova numëron rreth 293 mijë qytetarë të vaksinuar. Të dhënat janë vetëm për dozën e parë të vaksinës.

Të fundit