Flash News

Kosova

Kosova kalon fazën e parë të anëtarësimit, reagimi i parë nga Serbia

Kosova kalon fazën e parë të anëtarësimit, reagimi i

Vjen reagimi i parë nga Serbia pasi Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq reagoi në rrjetet sociale, duke kontestuar demokracinë evropiane.

”Ah, tani e kuptova!!! Ndoshta ka demokraci dhe sundim të ligjit në “botën virtuale” në Kosovë, dhe kjo është ajo që u pëlqen njerëzve ViolavonCramon dhe organizata të tilla si @freedomhouse  janë duke vlerësuar. Demokracia virtuale, liria dhe shteti ligjor”, ka shkruar ajo në Twitter.

Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Të fundit