Flash News

Kosova

Kosova lehtëson kufizimet anti-covid, zgjatet ora policore dhe lejon grumbullimet me 300 persona

Kosova lehtëson kufizimet anti-covid, zgjatet ora policore dhe lejon

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndryshojë masat kufizuese në kuadër të pandemisë COVID19. Prej ditës së mërkurë, në të gjithë vendin orari i qarkullimit të qytetarëve do të zgjatet deri në orën 01:00 pas mesnate.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, teksa thekson se edhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura tashmë do të jetë na kapacitetin e 300 personave. Vendimi i cili pritet të hyjë në fuqi më 14 korrik, është miratuar pas bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.

Njoftimi i plotë:

LAJM I MADH PËR TË GJITHË SEKTORET E TURIZMIT!

ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.

ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve.

Të fundit