Flash News

Kosova

Kosova lehtëson masat anti-Covid, heq kushtin për dozën e tretë në kufi

Kosova lehtëson masat anti-Covid, heq kushtin për dozën e

Pas dy javësh, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se hyrja në Kosovë do të jetë me dy vaksina, apo me një nëse është nga Johanson, pa pasur nevojë për testin PCR, ndërkaq lejohet hyrja edhe me një vaksinë dhe test negativ PCR të bërë në 48-orët e fundit.

Po ashtu, lejohet të hyjnë në Kosovë personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajt e fundit.

“Do ta monitorojmë, do të takohemi për çdo javë. Të marrim veprimet duke reaguar me kohë. Zbatimi i masave dhe vaksinimi mbesin edhe më tej arma kundër pandemisë. Hyrja në Kosovë lejohet me certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen, që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit. Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë”, tha ai.

Masat e mëparshme kufizuese prekwn edhe qytetarët shqiptarë që donin të hynin në Kosovë, duke shkaktuar reagime dhe kundërshti.

Në doganën e Qafë Morinës u organizua një protestë dhe qytetarët thanë se duhet të rishikohet vendimi për lejimin e kalimit të kufirit me dëshminë për tre doza vaksinë anti-Covid apo me dy të tilla dhe testin PCR.

Të fundit