Flash News

Kosova

Kosova lehtëson masat anti-Covid, lejohen dasmat dhe mbrëmjet e maturës; kushtet

Kosova lehtëson masat anti-Covid, lejohen dasmat dhe mbrëmjet e

Qeveria e Kosovës ka prezantuar këtë të martë masat e reja lehtësuese kundër COVID-19.

Me vendimin e ri është lejuar mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës. Por në vendim theksohet se këto duhet të zhvillohen deri në orën 23:00, duke përcaktuar dhe disa kushte të tjera.

“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim.

Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë 3 metra. Për mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje.

Të fundit