Flash News

Kosova

Kosova lehtëson masat/ Hiqet ora policore në zonat e kuqe, studentët rikthehen në auditore

Kosova lehtëson masat/ Hiqet ora policore në zonat e kuqe,
Foto ilustruese

Kosova ka lehtësuar masat anti-Covid. Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi që të heqë orën policore në zonat e kuqe.

Gjithashtu bëri me dije se operatorët ekonomikë do të punojnë deri në orën 22:00.

Një tjetër vendim është kthimi i studentëve në univeristete, pasi deri më sot mësimi është zhvilluar online.

Në zonën e kuqe janë komunat: Prishtina, Fushë-Kosova, Suhareka dhe Zveçani.

Ky vendim erdhi tre ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Të fundit