Flash News

Kosova

Kosova mbyll kualifikueset e Botërorit me barazim ndaj Zvicrës: 1-1

Kosova mbyll kualifikueset e Botërorit me barazim ndaj Zvicrës: 1-1

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar me sukses fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026, duke barazuar 1-1 ndaj Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me këtë rezultat, “Dardanët” ruajnë shpresat për kualifikim përmes fazës play-off, duke mbajtur gjallë ëndrrën për pjesëmarrje në një turne madhor.
Atmosfera në stadium ishte e zjarrtë, ku u vu re fërshëllima e një pjese të tifozëve ndaj Granit Xhakës sa herë ai prekte topin.  Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në fillim të pjesës së dytë, Zvicra gjeti golin me anë të Vargas në minutën e 47-të, duke kaluar në avantazh. Por Kosova nuk u dorëzua: Muslija realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke barazuar rezultatin dhe duke elektrizuar tifozët vendas.
Me këtë barazim, Kosova e mbyll Grupin B në vendin e dytë me 11 pikë, duke ndërprerë serinë e fitoreve të Zvicrës, e cila deri në këtë përballje kishte një ecuri të pandalshme. Tani, sytë janë nga faza play-off, ku Kosova do të kërkojë të shkruajë historinë.

 

 

 

Të fundit