Flash News

Kosova

Kosova mbyll një zyrë tatimore të Serbisë në Mitrovicën e Veriut

Kosova mbyll një zyrë tatimore të Serbisë në

Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur një objekt në Mitrovicën e Veriut, ku dyshohet se kanë funksionuar strukturat paralele të Serbisë. Sipas informacionit të dhënë nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, objekti ka shërbyer si zyrë tatimore e Serbisë dhe ka vepruar ilegalisht në territorin e Kosovës.

Elshani ka konfirmuar se personat që ishin në objekt janë larguar dhe se nuk ka pasur arrestime. Ai shtoi se rasti është hapur dhe po hetohet për falsifikim të dokumenteve, ndërsa objekti do të qëndrojë i mbyllur deri në verifikimin e plotë të fakteve.

"Rreth orës 9 kemi hyrë në këtë ndërtesë, e cila sipas informacioneve tona ka funksionuar si zyrë tatimore e Ministrisë së Financave të Serbisë. Kemi hasur në prova që vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokurorin, njerëzit që ishin aty janë larguar dhe objekti është mbyllur deri në verifikimin e fakteve," tha Elshani.

Ky veprim vjen si pjesë e një hetimi më të gjerë ndaj strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë dyshimet për falsifikim të dokumenteve dhe shkelje të ligjeve të Kosovës.

Të fundit