Flash News

Kosova

Kosova miraton paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Kosova miraton paketën e katërt të sanksioneve kundër

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Kjo është paketa e katërt e sanksioneve e vendosur nga Kosova kundër dy shteteve.

Kryeministri Albin Kurti mblodhi sot qeverinë dhe tha se përmes këtij vendimi Republika e Kosovës do të vazhdojë të rreshtohet me partnerët në zbatimin e masave dhe sanksioneve të reja, përfshirë pakon e katërt të sanksioneve të BE-së.

“Kjo pako konsiston në masa restriktive, tregtare, ekonomike, financiare energjike, industri të mbrojtjes si dhe ndaj individëve dhe etniteteve shtesë”, tha Kurti.

 

 

Të fundit