Flash News

Kosova

Kosova në heshtje zgjedhore/ Dhjetra emigrantë mbërrijnë në atdhe, KQZ çertifikon listën përfundimtare

Kosova në heshtje zgjedhore/ Dhjetra emigrantë mbërrijnë
Foto ilustruese

Kosova sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa nesër nga ora 07.00 nis qytetarët do t'u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues.

Përmes një njoftimi për media, KQZ bëri me dije se numri i votuesve për herë të parë është 49 mijë e 198 votues.

Zgjedhjet kanë sjellë me dhjetra emigrantë kosovarë në atdhe për të marrë pjesë në votime. Fluturimet më të shpeshta janë shënuar nga Zvicra, Gjermania, Austria, por edhe vendet skandinave.

Kujtojmë se fushata zgjedhore ka filluar më 3 shkurt dhe ka përfunduar dje.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

Të fundit