Flash News

Kosova

Kosova në Këshillin e Europës, Serbia bllokon disa autobusë në pikëkalimin kufitar me Kroacinë

Kosova në Këshillin e Europës, Serbia bllokon disa autobusë

Disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.

Njëri nga këto autobus është edhe i Valdet Hoxhës, i cili është pronar i Kompanisë “Teuta Tours”, i cili është nisur nga Kosova për në Slloveni.

Që nga ora 23:00 e mbrëmjes së kaluar janë duke pritur në këtë pikëkalim kufitar pa asnjë arsye të dhënë nga autoritetet serbe.

“Po presim në pikëkalimin kufitar Batrovc, na i kanë marr dokumentet e tash po presim. Prej orës 22:30 mbrëmë natën jemi duke prit këtu. Shkojmë pyesim, por nuk na japin shpjegim. Na thonë që ju ka ardh urdhër prej naltit, duhet me prit çka po thonë. Jemi 30 pasagjerë në autobusë tonin”, ka thënë ai.

Kjo tentativë e Serbisë për të bllokuar lëvizjen vjen pas vendimi të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që votoi pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Të fundit