Flash News

Kosova

Kosova nis zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit për rrjetin 5G

Kosova nis zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit për rrjetin 5G

Kosova ka nisur të zbatojë një nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, që ka të bëjë me përdorimin e rrjetit 5G nga shitës të sigurt.

 “Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur”, thuhet në njërën nga pikat e kësaj marrëveshje.

 “Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit”,  shkruhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

Lidhur me këtë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka përgëzuar Kosovën për zbatimin e  marrëveshjes.

“Ne e përgëzojmë Kosovën për sigurimin që rrjetet e saj 5G janë në një rrugë të pastër, jo nga shitës të pabesueshëm, në përputhje me Marrëveshjet e Uashingtonit. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt integrimit të sigurt të komunikimit rajonal dhe zgjerimit të ekonomisë dixhitale të Kosovës”, ka thënë Kosnett përmes një shkrimi në Tëitter.

Në Kosovë dhe Shqipëri teknologjia 5G nuk është ende në dispozicion për përdoruesit e telefonave të mençur dhe as nuk janë kryer procedurat për lëshimin e licencave për përdorimin e radio- frekuencave të nevojshme.

Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të lidhjes së telefonave të mençur me internet dhe ofron shpejtësi më të madhe në shkarkimet e shumëfishta, sesa ekziston aktualisht. Kjo teknologji, filloi të vendoset botërisht në vitin 2019.

Të fundit