Kosova

Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. 

Lajmi u njoftua nga deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, e cila përmes një postimi në Facebook, tha se kjo mbledhje do të vazhdojë edhe të martën e 14 majit, ku Kosova mund të ketë edhe një shans për t’u bërë temë në takimin e zëvendësministarve.

“Kosova, sot nuk arriti që të jetë temë në takimin e zëvendësministrave që po përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj. Kjo mbledhje do të vazhdojë edhe ditën e martë (14 maj), e në ditët në vijim procesi vështirësohet dhe mundësitë shterojnë. Sidoqoftë, EDHE NJË SHANCË për Kosovën”, shkroi ajo.

Po ashtu, zyrtarja për informim në Këshillin e Evropës, Estelle Steiner, ka konfirmuar për Telegrafin se aplikimi i Kosovës nuk do të figurojë në diskutimet e radhës të këtij komiteti.

Në Strasburg do të mblidhen zëvendësministrat e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Ata do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16 dhe 17 maj, e në të cilin pritet të bëhet edhe votimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës.

Të fundit