Flash News

Kosova

Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë, Kurti: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë, Kurti: Nuk ka asgjë

Kryeministri Albin Kurti ka folur për herë të parë pasi presidenti i SHBA-ve Joe Biden nuk i bëri ftesë Kosovës në Samitin e Demokracisë.

Në një tubim të LVV-së, Kurti gjykoi se nuk është shqetësuese fakti që Kosova nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë.

“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar e kemi shpjeguar edhe më herët e këtë e ka bërë shumë thjesht edhe Ambasada Amerikane”, tha Kurti.

Ndërkaq, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kishin thënë se “jo të gjithë partnerët mund të përfshiheshin në këtë iniciativë”.

Më 9 dhe 10 dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet për herë të parë Samiti për Demokraci, ndërsa tashmë po qarkullon në media lista me vendet që janë ftuar për të qenë pjesë e samitit, ku Kosova nuk ka figuruar në mesin e shteteve pjesëmarrëse. 

Të fundit