Kosova

‘Kosova pjesë e Serbisë’, Kurti i kundërpërgjigjet Bërnabiç: Ne njihemi si shtet në botë

‘Kosova pjesë e Serbisë’, Kurti i

Kryeministrti i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç janw pwrplasur nw  Samitin e Investimeve të organizuar nga BERZH-i në Londër. Kryeministrja serbe, Bërnabiç u shpreh se Kosovën e shohin si pjesë të Serbisë.

Serbia po ndryshon. Dhe kur them Serbia qendrore, është e dyta herë që po e them këtë, mendoj Serbia që nuk përfshin në statistika krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, që ne natyrisht e shohim si pjesë të Serbisë.

Kjo është politikë, ne tash po flasim për ekonomi dhe është me rëndësi për mua të flas vetëm për ekonominë”, tha Bërnabiç.

Ndwrkohw Kurti ka reagur duke  iu kundërpërgjigjur se Republika e Kosovës dhe njihet si shtet në botë.

Pikë së pari, partneri ynë kyç është bashkësia europiane dhe dëshirojmë që ta fuqizojmë këtë bashkëpunim. Kosova është njohur nga 117 vende anë e mbanë botës, 22 nga 27 në Europë, 26 nga 30 në NATO dhe 3 nga 4 vendet fqinje. Nuk kemi lidhje me Federatën Ruse.

Iu kemi vënë sanksione atyre dhe duam që Ukraina ta fitojë këtë luftë. Na duhet bota dhe Europa demokratike që ta shohim të mposhtur Kremlinin dhe kryetarin despotik, Putinin.

Edhe nëse ata do të donin, ne nuk do të donim të kishim punë me ta. Kemi pak import me Kinën, por bashkëpunojmë kryesisht me BE-në”, tha Kurti.

Të fundit