Flash News

Kosova

“Vija që ndan Kosovën nga Serbia”, Lajçak reagon pas kritikave për hartën në zyrën e tij: U keqinterpretua

“Vija që ndan Kosovën nga Serbia”, Lajçak reagon

I dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas kritikave lidhur me debatin e krijuar nga harta e cila u shfaq në zyrën e tij, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Në një reagim në twitter, Lajçak shprehet se gjithçka është keqkuptuar pasi harta nuk ka qenë e qartë, teksa ka publikuar disa fotografi më afër saj.

Pasi harta në zyrën time, në një foto të paqartë gjatë intervistës time, ka shkaktuar disa paqartësi sot, unë po ndaj një foto të saj nga afër.

Është një hartë zyrtare e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kosova është këtu dhe prandaj është vija ndarëse e Kosovës nga Serbia”, thekson Lajçak.

“Vija që ndan Kosovën nga Serbia”, Lajçak reagon

Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti dha një intervistë për “European Ëestern Balkans”, ku foli për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Në sfondin e tij, krahas flamurit të BE, u pa edhe një hartë ku shfaqte Kosovën si pjesë të Serbisë.

Të fundit