Flash News

Kosova

Kosova shënon 767 raste të reja me COVID-19 dhe 8 viktima gjatë 24-orëve të fundit

Kosova shënon 767 raste të reja me COVID-19 dhe 8 viktima gjatë

Në Kosovë, situata epidemiologjike me COVID-19 vazhdon të jetë alarmante

 Në 24-orët e fundit janë shënuar 767 raste të reja pozitive me Covid, ndërsa kanë humbur jetën tetë persona.

Në raportin ditor të bërë publik nga Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, janë testur gjithsej 2.718  raste të dyshuara, prej të cilëve 767 ishin pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive është 26.888 nga 113.738 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV2 dhe 784 raste totale të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.685 raste.

Në vazhdim gjeni raportet për rastet e reja për secilën komunë:

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 434 raste, Gjilan 58 raste, Mitrovicë 41 raste, Gjakovë 33 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Lipjan 16 raste, Viti 14 raste, Vushtrri 13 raste, Skenderaj 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 9 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Pejë 4 raste, Shtime 4 raste, Dragash 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog dhe Novobërdë.

Të fundit