Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Kosova shpall gjendjen emergjente nga kriza energjetike, zgjat për 60 ditë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot vendimin e qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike. Vendimi u miratua me 57 vota pro dhe 17 abstenime.
Gjendja emergjente do të jetë për 60 ditë dhe përfshin vendosjen e kufizimeve në furnizimin me energji elektrike për konsumatorët dhe vendosjen e detyrimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë. Njëherazi, është vendosur edhe themelimi i Komitetit Teknik Emergjent.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sqaroi se miratimi i vendimit nuk nënkupton që masat të vendosen menjëherë.
“Një shpallje e tillë nuk do të thotë marrja e masave të menjëhershme, por do të thotë marrje e masave për furnizim për konsumatorët. Miratimi i këtij vendimi do të thotë zbatim i menjëhershëm i masave. Propozimi i kësaj do të thotë vendosja e masave na afat për 60 ditë nga hyrja në fuqi, mirëpo Kuvendi mund ta vazhdoj këtë situatë”, tha Rizvanolli.