Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Kosova s'mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj", Vjosa Osmani thirrje deputetëve shqiptar: Votoni Rezolutën që dënon gjenocidin në Kosovë
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës së saj në Shqipëri ka mbajtur fjalën në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë së cilës u ndal në bashkëpunimin mes vendeve dhe gjenocidin serb në Kosovë.
Osmani foli për sfidat historike që kanë kaluar të dy shtetet, si dhe falenderoi popullin shqiptar për ndihmën dhënë shtetasve kosovarë gjatë luftës në Kosovë, duke rikujtuar humbjet e mëdha në njerëz.
“Sot kur unë jam para jush duhet ta kujtojmë historinë tonë të kaluar. Këtu na solli sakrifica e një populli të tërë, përkushtimi për lirinë, gjaku i derdhur i 13 mijë civilëve të vrarë, shumica prej tyre gra, pleq e fëmijë, nga të cilët 1600 janë ende të pagjetur”, ka deklaruar Osmani.
Po ashtu, Osmani iu kërkoi deputetëve të parlamentit shqiptarë të votojnë projekt-rezolutën që dënon gjenocidin serb, duke shtuar se vetëm atëherë këto dhimbje dhe humbje jete do të dëgjohen edhe përtej Shqipërisë dhe Kosovës.
Ndërkaq, referuar procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Osmani insistoi në njohjen e përbashëkt, duke shtuar se Kosova nuk mund ta dëmshperblejë Serbinë me territore, por që është kjo e fundit që duhet të kerkojë falje për krimet e luftës dhe politikën gjenocidale.
“Sot dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është ende i pa mbyllur e ne jemi të vendosur që të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit, duke njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit tonë, rregullimin kushtetues. Kosova nuk mund që ta shpërblejë më Serbinë me territorin e saj e as të bëj koncesione të tjera, për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje, e të dënohet e jo më të shpërblehet”, tha Osmani
Pjesë nga fjala e Presidentes në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, në Kuvendin e Shqipërisë:
“Faleminderit!
Jam shumë e lumtur që sot më është dhënë mundësia që nga Kuvendi i Shqipërisë tu drejtohem të zgjedhurve të popullit dhe bashkëkombësve të mia anë e mban botës. Është kënaqësi e veçantë që si përfaqësuese e Kosovës të mund të bëj këtë në shtetin e shqiptarëve, këtij kombi të lashtë i cili ka dhënë aq shumë për kulturën dhe qytetërimin perëndimor.
Është nder i madh që të ju drejtohem dhe të ju flas sikur njeriu familjes së vet me të cilën kanë ndarë aq shumë histori, këmbëngulje, dhimbje e mall të pasosur, por së cilës i ka dhuruar dhe ka marr po aq shumë dashuri.
Shqipëria është jo vetëm atdheu i bashkëvëllerve dhe bashkëmotrave tona, është ëndrra jonë e përbashkët, vatra që ëndërronim të jetonim dhe të cilën fatkeqësisht shumë prej nesh e takuan në acarin e luftës së ftohtë. E megjithatë, ajo u bë vatra jonë, shtëpia e shqiptarëve zemërbujarë që na mbajti gjallë ne, por edhe shpresën e përbashkët për liri. Ne ju jemi mirënjohës përjetë.
Sot kur unë gjendem para jush lidhjet shpirtërore po thellohen. Shqipëria dhe Kosova po ecin krah njëra-tjetrës. Sot duhet të kujtojmë të kaluarën e përbashkët, se këtu na solli sakrifica e një populli të tërë. Sot, do të flas me këtë gjë dhe do të kërkoj që historia e Kosovës të mbahet mend dhe të rikujtohet që t’ja njohim vlerën.
Pavarësia e Kosovës ka vulosur fatin tonë dhe të popujve në të gjithë Ballkanin. Historinë ne e kemi në krah. Këtë rrugëtim ne e bëmë me miqtë tanë. Qëndruan krah nesh që nga dita e parë e çlirimit. Si e para grua në detyrë, dua të thërras gratë që t’i ndjekin synimet e tyre e se ëndrrat mund të njehsohen. Një ditë të gjitha ato do të jenë aty ku duhet dhe ku e meritojnë.
Sikurse çdo shtet tjetër dhe Kosova dhe Shqipëri do të jenë aty ku e meritojnë kur 50 % të jetë aty ku duhet. Vullneti i Shqiptarëve të realizohet. Të kujtojmë 13 mijë të rënët për liri.
Dialogu i Serbisë është ende i pambyllur. Do dialogojmë vetëm për njehsimin. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj. Serbia duhet të pendohet të kërkojë falje dhe të dënohet dhe jo të shpërblehet. Kjo duhet thënë me zë të lartë.
Thirrje Kuvendit që t’i bashkohet Kuvendit të Kosovës. Ne duhet t’i bashkojmë përpjekjet tona për viktimat që i shkaktoi Serbia. Drejtësi për fëmijët e vrarë, për motrat e nënat e dhunuara, Drejtësi! Kosovës nuk mund t’i kërkojë që të japë më shumë. Kosova ka dhënë më shumë se askush, ka dhënë mbi 1 mijë fëmijë.
Kemi detyrë kombëtare, por mbi të gjitha detyrë morale, që meqë punojmë për një hapje të kapitullit të ri, ta lexojmë dhe ta mësojmë kapitullin që qëndron para nesh, që t’i qëndrojmë pranë njëra-tjetrës, si dy motra. Ky kapitull na mësoi se Serbia nuk ka ndryshuar dhe duhet të jemi bashkë për të ndalur frymën e urrejtjes.”, tha Osmani.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38