Flash News

Kosova

"Kosova t'i hapë rrugë asosacionit", Kurti: Nuk mund të procedoj kur Serbia nuk respekton marrëveshjen

"Kosova t'i hapë rrugë asosacionit", Kurti: Nuk mund

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke folur për themelimin e asosacionit të komunave me shumicë serbe, tha se procesi është i vështirë për sa kohë Serbia nuk respekton marrëveshjen.

Kështu që për mua është shumë e vështirë të procedoj më tej kur ata nuk e nënshkruajnë marrëveshjen, nuk e respektojnë dhe në fund dërgojnë një letër ku thonë se nuk e respektojnë më,” u shpreh Kurti.

Kurti tha se Serbia ka shkelur zbatimin e marrëveshjes të dakorduar në Ohër rreth një vit më parë.

Komenti i Kurtit për themelimin e asosacionit vjen pasi Ambasadori i SHBA-ve për Kosovën, Jeff Hovenier tha se Qeveria e Kosovës duhet t`i hapë rrugën dërgimit të draft-statutit të propozuar nga BE në Gjykatën Kushtetuese.

 

 

 

Të fundit