Flash News

Kosova

Kosova uron Presidentin e ri, Osmani: Do punojmë për të thelluar raportet vëllazërore

Kosova uron Presidentin e ri, Osmani: Do punojmë për të thelluar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e ri të sapozgjedhur Bajram Begaj.

Në një postim ën Facebook, teksa i përcjell urimet, Osmani shkruan se bashkë me Begajnë do të punojnë për të thelluar më tej raportet vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë, për t’i sjellë vendet më afër Bashkimit Evropian.

“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm. Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

Të fundit