Flash News

Kosova

Kosova voton sot Parlamentin e ri, 2 milionë votues me të drejtë vote

Kosova voton sot Parlamentin e ri, 2 milionë votues me të drejtë
Sot, më 9 shkurt, qytetarët e Kosovës iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 120 deputetët e rinj të Kuvendit. Në këtë garë elektorale marrin pjesë 27 subjekte politike, ndërsa për herë të parë do të votojnë 125,852 votues të rinj.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 941 qendra votimi, ku për votimin e rregullt janë hapur 2,533 vendvotime, ndërsa për votimin me kusht janë caktuar 38 qendra me gjithsej 56 vendvotime.

Ndërkohë dje, më 8 shkurt, votimi u zhvillua edhe në 43 vendvotime të vendosura në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës.

Kjo është hera e parë që emigrantët patën mundësinë të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të përcaktojë drejtimin e politikës kosovare në bisedimet e ngecura me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

Procesi zgjedhor do të monitorohet nga një ekip prej 100 vëzhguesish nga Bashkimi Evropian, 18 nga Këshilli i Evropës dhe dhjetëra të tjerë nga organizata ndërkombëtare.


Kosova për herë të parë organizoi zgjedhjet edhe në përfaqësi diplomatike.

Të fundit